Rikthe harmoninë mes trupit dhe mendjes!
Seancat e Pilates të udhëhequra me kujdes janë krijuar për të forcuar muskujt, përmirësuar qëndrimin dhe sjellë qetësi të thellë mendore.
Pavarësisht nëse je fillestar apo me përvojë, programet janë të personalizuara për të ndihmuar trupin tënd të lëvizë me lehtësi, forcë dhe vetëdije.
Aktivizim i bërthamës dhe vitheve
Ushtrimi i ngritjes anësore në gjunjë ndihmon në forcimin dhe aktivizimin e muskujve të vitheve (gluteve), stabilizimin e muskujve të thellë qëndror (core), si dhe përmirëson balancën trupore. Ky ushtrim është i përshtatshëm si pjesë e ngrohjes ose si ushtrim qëndror në një program për stabilitet dhe forcë trupore.
Qëndrimi në duar dhe këmbë lart – ushtrimi i njohur si "Ura” (Bridge Pose):
Ky ushtrim forcon muskujt e shpinës, gluteve dhe pjesës së pasme të këmbëve, përmirëson qëndrimin, hap kraharorin dhe ndihmon në zgjatjen e shtyllës kurrizore. Gjithashtu aktivizon muskujt qëndrorë dhe stimulon qarkullimin e gjakut, duke sjellë ndjesi energjie dhe çlirim tensioni në trup.
Rëndësia e ushtrimeve për shpinën
Ushtrimet për forcimin e shpinës janë thelbësore për një trup të shëndetshëm dhe një posturë të qëndrueshme. Ato aktivizojnë muskujt posteriorë, përmirësojnë qëndrimin dhe ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të shpinës.
Balancë trup dhe mendje
Ushtrimet e Pilates sjellin harmonizim mes trupit dhe mendjes, duke ndihmuar në ndërtimin e forcës së brendshme dhe përmirësimin e qëndrimit.
Kjo seancë ofron qetësi mendore dhe rigjenerim të plotë fizik, përmes lëvizjeve të kontrolluara që aktivizojnë muskujt e thellë dhe forcojnë shtyllën kurrizore.
Balancë dhe forcë
Përmes ushtrimeve që aktivizojnë çdo pjesë të trupit, krijohet harmoni mes stabilitetit dhe elegancës. Një trup i fortë, i balancuar dhe me qëndrim tërheqës që pasqyron kontroll dhe energji të brendshme.
Zgjatja e muskujve
Zgjatja e muskujve është një pjesë shumë e rëndësishme e çdo rutine stërvitore. Ajo ndihmon në përmirësimin e fleksibilitetit, parandalimin e lëndimeve dhe uljen e tensioneve në muskuj.
Na Kontakto
Ke pyetje rreth seancave të Pilates, orarit apo rezervimeve?
Plotëso formularin më poshtë dhe do të të përgjigjem sa më shpejt!